Donald Trump i shkruan Edi Ramës, e lavdëron për lidershipin në Ballkan

Kryeminisitri i Shqipërisë, Edi Rama ka pranuar letër falenderimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në letrën e publikuar nga Rama, Trumpi falënderon shtetin shqiptar për lidershipin e saj në rajonin e Ballkanit si dhe për ekspozimin e ndikimit të Kinës.

Ndër të tjera Trump gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj Shqipërisë për mbështetjen e marrëveshjes ekonomike në mes Serbisë dhe Kosovës duke ftuar që edhe ajo t’i  bashkohet nismës për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.

“Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jerusalem”, thuhet në letër.

President i SHBA-së i ka bërë thirrje kryeminitrit Rama që të dal nga e ashtuquajtura Nisma e Tre Deteve e formatit, Kina 17+1.

 

Letra e plotë:

I dashur Z. Kryeministër:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë dua t’ju falënderoj juve për lidershipin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe nëpër Europë, për ekspozimin e ndikimit malinj të Kinës, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe praktikat grabitqare të huazimit. Mbështetja juaj e hapur për rrjetet e sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria të mund të nënshkruajnë së shpejti një Memorandum Mirëkuptimi mbi sigurinë 5G, i cili hap rrugën që edhe vendet e tjera në Ballkan të bëjnë të njëjtën gjë. Jam gjithashtu i kënaqur nga roli i fortë i Shqipërisë në Nismën e Tre Deteve – një alternativë transparente, e bazuar në treg dhe e drejtë, e formatit Kina 17 + 1 prej të cilit unë ju nxis të dilni. 

Unë dua t’ju falënderoj që e keni mbështetur normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe për mbështetjen tuaj të fuqishme të Marrëveshjeve të Abrahamit, hapi më domethënës drejt paqes në Lindjen e Mesme për këtë gjeneratë. Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jeruzalem. 

Sinqerisht.