Ish-Presidenti i ShBA-së, Donald Trump FOTO-REL

Donald Trump e sfidon gjyqtarin, mban fjalimin në sallën e gjykimi ani pse e kishte të ndaluar

Ish-presidenti amerikan pretendoi se është “një njeri i pafajshëm” dhe “po persekutohet nga dikush që kandidon për postin e presidentit”

Në përfundim të gjyqit të tij civil në Nju Jork, Donald Trump edhe pse i ishte ndaluar të jepte një fjalim zyrtar përmbyllës, foli në gjykatë, duke e pohuar pafajësinë e tij dhe duke bërë akuza për persekutimin e tij politik.

Gjykatësi e kishte refuzuar më parë kërkesën e ish presidentit Trump për një deklaratë përmbyllëse, duke çuar në një fjalim gjashtë-minutësh të ndërprerë nga gjyqtari.

Trump e kishte akuzuar gjyqtarin për paragjykim dhe bashkëpunim me prokurorin e përgjithshëm të Nju Jorkut.

Incidenti ndodhi mes tensionit të shtuar, duke përfshirë një kërcënim për bombë në shtëpinë e gjyqtarit.

Gjykimi përfshin pretendimet se Trump e ka fryrë pasurinë e tij në pasqyrat financiare.

Pasi avokatët e Trump paraqitën argumentet tradicionale të mbylljes, Trump i shpërfilli udhëzimet gjatë një fjalimi të improvizuar. Gjykatësi, Arthur Engoron, u ndërpreu seancën gjyqësore për drekë pasi e paralajmëroi Trumpin që t’i kontrollonte deklaratat e tij.

Gjykimi i nisur nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, kërkon 370 milionë dollarë dënime, ndërsa Trump pretendon se është i pafajshëm dhe i fajëson kontabilistët e jashtëm për këtë.

Procedurave, që zgjatën 44 ditë, i mungonin provat e mashtrimit, sipas avokatit të Trump. Gjykimi përqendrohet në akuzat se Trump i ka keqinterpretuar financat e tij në marrëdhëniet me bankat dhe siguruesit.

Ish-presidenti, duke u përballur me sfida të shumta ligjore, u përplas me gjyqtarin gjatë dhënies së dëshmisë, duke mbetur nën një urdhër të kufizuar GAG (urdhër i një gjyqtari që një çështje nuk mund të diskutohet në publik).

Engoron, i cili më parë vendosi për çështje kyçe, shpreson të vendosë për çështjen deri në fund të muajit. Avokatët e shtetit argumentojnë se keqinterpretimi i Trump siguroi kushte të favorshme kredie, ndërsa mbrojtja e Trump pretendon se rasti është një manovër politike.

Gjyqi përfshin gjashtë pretendime të pavendosura, dhe nëse shpallen përgjegjës, Trump dhe të pandehurit e tjerë mund të përballen me dëme monetare dhe të ndalohen të bëjnë biznes në Nju Jork./El Pais

Përgatiti: Nuhi Shala