Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Doli për gjah, vetplagoset një burrë në Kaçanik

Një burrë dyshohet se është vetplagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës teksa kanë treguar se rasti ka ndodhur në Kaçanik, dje rreth orës 10:00.

Sipas Policisë së Kosovësë, ai pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile.

Po ashtu është thënë se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.