Djali dyshohet se rrahu nënën, arrestohet

Një person dyshohet se ka sulmuar mbrëmë fizikisht nënën e tij në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ahmet Delia” rreth orës 19:00.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “lëndim i lehtë trupor”.