Ditën e akuzoi se u bë milioner me para të qytetarëve, në mbrëmje avokati pretendon se u kërcënua nga Sami Lushtaku

Avokati Gazmend Halilaj, me anë të një postimi në rrjetin social në “Facebook”, po pretendon se është kërcënuar nga ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Halilaj ka shkruar se ish-komandanti i UCK-së, është nisur në drejtim të tij rreth një orë më parë.

“Miq Sami Lushtaku me kanosi. Dhe sipas tij u nis në drejtim timin. O Sami Lushtaku je vetëm një leckë për mua. Hajde…”, ka shkruar Avokati.

Gjatë ditës avokati Halilaj ka dalë kundër një aktiviteti të kreut të PDK-së, në Skenderaj, i cili shihej duke shpërndarë artikuj ushqimor me logon e PDK-së, në disa familje të varfëra.

Në lidhje me pretendimet e avokatit, KALLXO.com, ka kontaktuar me Sami Lushtakun.

Lushtaku deklaroi se nuk e ka kërcënuar Halilajn dhe as që merret me të.

“Jo more se s`merrna me to, nuk është e vërtet kjo, ai e kish zanat qashtu, bile me to s`merrna hiq”, ka deklaruar Lushtaku.

E i pyetur në lidhje me pretendimet e avokatit për pasurimin me milionat e UÇK-së, Lushtaku ka kërkuar që avokati t`i dërgoje këto informacione në Prokurori, në të kundërtën do t`i dërgoj ai.

“Vallai është mirë me i qu në prokurori ai ato, mos i qoftë ai, unë i qoj”, ka thënë shkurt Lushtaku.

Sot gjatë ditës Sami Lushtaku ka shpërndarë pako ushqimore nëpër disa familje.

Në ato pako shiheshin edhe logo të Partisë Demokratike të Kosovës.