Prishtina naten

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Dita e Evropës, të hënën mbyllen disa rrugë për qarkullim në kryeqytet

Për shkak të aktiviteteve që shënojnë Ditën e Evropës, të hënën në Prishtinë do të mbyllen disa rrugë.

Kështu njoftoi Komuna e Prishtinës të shtunën.

“Të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 17:00, këto rrugë do të jenë të mbyllura: Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, thuhet në fund të njoftimit të ekzekutivit lokal.