Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropianë të xhudos që është duke u mbajtur në Lisbonë të Portugalisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimplik i Kosovës.

“Nora Gjakova ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Gjakova mposhti në çerekfinale me ippon rusen Daria Mezhetskaia, kategoria -57 kg. Paraprakisht kishte mundur edhe Carla Ubasart të Spanjës”, thuhet në njoftim.

Në muajin mars Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.

 

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Tbilisit në Gjeorgji.