Disa të vrarë nga të shtënat në një kishë në Hamburg

Disa persona janë vrarë nga të shtënat në një kishë në Hamburg të Gjermanisë, thonë mediat lokale, raporton bbc.com.

Sipas Policisë gjermane nuk është e qartë nëse sulmuesi ishte një nga gjashtë viktimat.

Bëhet e ditur se banorëve aty pranë u është kërkuar që të mos largohen nga shtëpitë e tyre teksa operacioni po vazhdon.

Pamjet treguan policinë që shoqëronte njerëzit jashtë qendrës, disa në ambulanca.

Më herët, policia tha se nuk ka informacion të besueshëm mbi motivin e krimit dhe i bëri thirrje publikut që të mos ndajë supozime ose të përhapë thashetheme.