Foto: Ilustrim

Digjet një fabrikë në Podujevë

Një fabrikë prodhimi është kapluar nga zjarri orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Pronari i fabrikës është ankuar në polici se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri fabrika e prodhimit të parketit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Obranqë të Komunës së Podujevës.

Policia gjithashtu ka njoftuar edhe se me të marrë informacionin, njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve materiale, policia nuk ka njoftuar për ndonjë person të lënduar.

Gjithashtu në njoftim nuk tregohet nëse po hetohet rasti ndërsa është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.