Foto: KALLXO.com Ilustrim

Dhunim në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin se ka dhunuar një vajzë.

Sipas Policisë, rastin e ka raportuar babai i viktimës.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:00.

Lidhur me rastin është intervistuar viktima si dhe i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.