Ilustrim

Dhunë në familje në Prishtinë, i dyshuari po kërkohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për rastet e dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, të raportuara në Polici.

Në Podujevë është arrestuar i dyshuari pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës grua.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Edhe në Prishtinë, një grua ka informuar se është sulmuar nga një burrë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në kërkim policor”- thuhet në raport 24 orësh.