
Dhunë në familje në Malishevë, një grua merr tretman mjekësor
21.2.2023 - 09:55
Një grua në Malishevë është ankuar në Policinë e Kosovës se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar nga një burrë.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ku në udhëzim me të janë duke u ndërmarr veprimet hetimore.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.