
Foto: Pixabay
Dhuna në familje, raportohet se dy gra janë viktima të sulmeve fizike
Në raportin e Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në dy qytete të ndryshme të Kosovës.
Një grua në Pejë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë, pas një mosmarrëveshje.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 06.04.2025, rreth orës 21:39.
Policia njofton po ashtu se e sulmuara ka pranuar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Një sulm tjetër fizik pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka ndodhur po ashtu ndaj një gruaje në Gjakovë, më 06.04.2025.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, njofton Policia, si dhe gruaja është trajtuar në aspektin shëndetësor.
“Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” – ka njoftuar Policia, më 07.04.2025.