COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë i vdekur

Dhjetë raste pozititve me coronavirus janë regjistruar në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19 brenda 24 orëve.

Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë marrë 2 mijë e 143 mostra të dyshuara me COVID-19, nga të cilat dhjetë prej tyre rezultuan pozitive.

Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu thuhet se 16 qytetarë janë shëruar nga infeksioni dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 105 mijë e 397 qytetarë.
Përderisa numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi 2020 kur është evidentuar rasti i parë, e deri më tani, në Kosovë janë infektuar 107 mijë e 810 qytetarë, prej tyre 2 mijë e 261 kanë vdekur.

Aktualisht numri i rasteve aktive me SARS-CoV-2 në nivel vendi është 152.

Në anën tjetër, është duke vazhduar imunizimi i qytetarëve.
MSh ka njoftuar se brenda 24 orëve janë dhënë 13 mijë e 397 doza të vaksinave kundër COVID-19, përderisa nga 29 marsi 2021, kur ka filluar fushata e vaksinimit, në Kosovë janë vaksinuar 219 mijë e 885 qytetarë, prej tyre 52 mijë e 975 janë vaksinuar edhe me dozat e dyta të vaksinave.

Një qytetar regjistrohet i vaksinuar komplet në momentin që e merr edhe dozën e dytë të vaksinës.