Cetinje, Mali i Zi/ Foto: Vijesti

Detaje të reja nga tragjedia në Cetinje

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga vrasja në Cetinje të Malit të Zi.

Kështu kanë konfirmuar Drejtoria e Policisë për televizionin shtetëror të Malit të Zi – RTCG, duke shtuar në mesin e të plagosurve është edhe një pjesëtar i policisë.

Sipas RTCG, tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. I njëjti ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe gjatë përleshjes ka mbetur i vrarë.

Katër të plagosur janë shtruar në Spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente ka njoftuar se një burrë u pranua me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks, ndërsa tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Po ashtu, Qendra Emergjente pret që të arrijë edhe një i lënduar nga Cetinja.

Ivan Ivanoviq, ushtrues detyre i drejtorit të spitalit të Cetinjës, ka thënë se dy personat të cilët janë shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient është liruar për trajtim në shtëpi pas trajtimit.