Foto: Zeljko Hajdinjak/Cropix

Dëshmia e zjarrfikësit për aksidentin me të paktën 12 të vdekur në Kroaci

Shefi i zjarrfikësve, Ivan Ivancan, përshkroi skenat e tmerrshme që kanë parë kur kanë arritur në vendin ku është aksidentuar autobusi me targa polake në autostradën A4 Zagreb-Goriçan, ku kanë mbetur të paktën 12 persona të vdekur.

Ai rrëfeu se nuk kishte përjetuar diçka të ngjashme në karrierën e tij shumëvjeçare si zjarrfikës, raporton media kroate Jutarnji.

“Ishte e tmerrshme. Ishte si të shikosh filma horror. Ne morëm informatën rreth orës 5:50 të mëngjesit. Ne po nxirrnim të vdekurit, ishin më shumë se 10 të tillë. Autobusi u përplas në kanal dhe e gjithë pjesa e përparme e autobusit u përplas në gjysmën e autobusit. Autobusi dukej sikur ishte përplasur, le të themi, në një mur. Një shofer fluturoi nga xhami i përparmë dhe tjetri ishte në autobus. Unë nuk kam përjetuar diçka të tillë që kur kam qenë zjarrfikës dhe jam 60 vjeç”, tha Ivan Ivancan, ekipi i të cilit me katër zjarrfikës dhe katër automjete ishte ndër të parët në vendin e aksidentit.

Ivancan tregoi se bënë gjithçka që mundën për të nxjerrë viktimat dhe të lënduarit e aksidentit.

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe disa dhjetëra u plagosën në aksidentin e tmerrshëm të autobusit me shenja polake.

Autobusi polak del nga autostrada në Kroaci, të paktën 12 persona të vdekur