Screenshot: Haberler.com

Autobusi bie nga ura në Turqi, shtatë të vdekur dhe 22 të lënduar

Shtatë persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Turqi.

Autobusi i pasagjerëve që shkonte nga Erzurum në drejtim të Kars-it ra nga ura në hyrje të fshatit Karakurt të qarkut Sarëkamësh, raporton Haberler.com.

Pas rënies nga një lartësi prej rreth 50 metrash, shtatë personat që ndodheshin në autobusin e kthyer përmbys, kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur.

Haberler.com  raporton se pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve, AFAD dhe xhandarmërisë.

Ekipet punuan për nxjerrjen e të plagosurve nga autobusi, përderisa një i plagosur në gjendje të rëndë është transportuar në Erzurum me një helikopter ambulance që ka zbritur në autostradë.