Detaje rreth autobusit me targa shqiptare të aksidentuar në Kroaci - VIDEO

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në Kroaci, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

“Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në perëndim të vendit”-tha policia.

Autobusi sipas policisë ka rrëshqitur, ka goditur barrierën e rrugës dhe është përmbysur.

Autoritetet thonë se shkak për aksidentin mund të jenë bërë kushtet e vështira të motit./VOA.