Foto: Ilustrim

Deri sa po rregullonin veturën u gjetën dy granata dore brenda saj

Dy granata dore janë gjetur gjatë ditës së djeshme deri sa po rregullohej një veturë në Prizren.

Policia nuk ka dhënë detaje se kush e ka raportuar rastin deri sa thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.

Deri sa po punohej në brendësi të vetureës janë hasur granatat e dorës dhe menjëherë është bërë edhe intervenimi i policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar dhe thirrur edhe njësia për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këta të fundit kanë bërë edhe tërheqjen e granatave të dorës.

Për këtë rast është njoftuar edhe prokuroria e shtetit ndërsa rasti është procesuar në procedurë të rregullt.

Për këtë ngjarje është iniciuar vepra penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.