Deputetja Ganimete Musliu shkakton të qeshura në Kuvend me thirrjen “Zdravo Qeveria nuk kalon!”

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u shoqërua me tensione të njëpasnjëshme. Në pjesën e parë të seancës pati edhe përleshje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Momentalisht, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga LVV-ja.

Por deputetët e PDK-së kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe po tentojnë të bllokojnë seancën.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është duke qëndruar mbrapa ulëses së kryeparlamentarit, Glauk Konjfuca.

Në momentin që Konjfuca po e lëshon mikrofonin për të folur, deputetja Musliu po ndërhynë duke thirrur: “Zdravo Qeveria nuk kalon!”.

 

VIDEO – Si nisi përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës