Deputeti i PDK-së me bibliotekë 12 mijë euroshe

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ka vlerësuar bibliotekën e tij me vlerë prej 12 mijë euro.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka vlerësuar bibliotekën e tij me vlerë prej 12 mijë euro.

Sipas tij, kjo vlerë është rritur nga viti në vit.

Gjatë vitit të fundit, deputeti Krasniqi ka deklaruar se ka blerë 500 euro libra. Në deklarimin e pasurisë së vitit të kaluar, Krasniqi e kishte vlerësuar bibliotekën 11 mijë e 500 euro, ndërsa këtë vit e ka vlerësuar 12 mijë euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e plotë të pasurisë së deputetit, Memli Krasniqi.

Pasuria e lujtshme e deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi