Deputeti Beqa për pushtetin: Ju jeni më shumë me shku në psikiatri se sa me qeverisë vendin

Anëtari i Komisionit për Financa Publike, Hajdar Beqa, gjatë mbledhjes së këtij komisioni, kishte pakënaqësi lidhur me mospagesën e mësimdhënësve. Deklaratat e tij erdhën pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk shkoi për raportim por shkoi në vizitë në Portin e Durrësit.

Beqa ka drejtuar akuza se në vitin 2021, janë paguar qindra mijëra euro për punëtorët e komunitetit serb pa dalë sipas tij asnjë ditë në punë.

“Ju keni paguar qindra mijëra euro punëtorëve të komunitetit serb në vitin 2021 që nuk kanë ardhë asnjë ditë në punë dhe ua keni ndal mësimdhënësve pagën pak pa ra borë pak pa hy dimri. Në këtë raport ka plot elemente të veprës penale” – tha Beqa.

“Përveç se jeni të padijshëm duhet me lexu, për zotin jeni analfabetë funksionalë. Marre duhet me ju ardhë ku e keni pru vendin, popullin me një mashtrues të vogël që nuk ka ardh këtu ministri Murati. Ju jeni më shumë me shku në psikiatri sesa me qeverisë vendin. Për zotin me shku në psikiatri nuk ju lëshojnë prej spitalit. Keni nevojë për diagnoza psikiatrike” – tha Beqa.

Deputetja Mirlinda Sadiku kërkoi qe të dënohet nga kryetarja gjuha fyese e deputetit Beqa.

“Duhet ta dënoni gjuhen e tij” – tha ajo duke iu drejtuar deputetit Beqa se kush jeni ju me dhënë diagnoza.

Mosprezenca e ministrit Murati në Komision shkakton pakënaqësi te opozita