Dënimi me vdekje: Ekzekutimet në shkallën më të lartë në pesë vjet

Të paktën 883 njerëz janë ekzekutuar në mbarë botën në vitin 2022, thotë  Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesty International – ky është numri më i lartë i regjistruar në pesë vjet. Shumë ekzekutime u bënë në Iran dhe Arabinë Saudite, duke përfshirë edhe të burgosur politikë.

Helge Limburg kujton gjithçka rreth 7 janarit. Për parlamentarin gjerman nga Partia e Gjelbër, ishte një “ditë pikëllimi dhe zemërimi” – dita kur Mohammad Mehdi Karami u ekzekutua në Iran. Kampioni i karatesë ishte vetëm 22 vjeç kur u “vra”, siç tha Limburg për DW, “sepse nuk kishte proces të rregullt”.

Limburgu nuk e njihte personalisht Mohammed Mehdi Karamin, mirëpo politikani e deklaroi veten sponsor të të riut iranian. Ishte një akt politik, në solidaritet me lëvizjen demokratike në Iran – dhe mbi të gjitha, me shpresën se ai mund ta parandalonte ekzekutimin e Karamit.

Pavarësisht distancës dhe faktit që ai nuk pati kurrë mundësi të fliste me Karamin në telefon, Limburg tregoi se si u zhvillua marrëdhënia e tyre. “Kam pasur kontakte të herëpashershme me ata që ishin pranë tij dhe ndihesha shumë pranë tij. Edhe familja ime i ndau emocionet dhe vuajtjet e tij”, tha Limburg.

Përdorimi i tepruar i dënimit me vdekje në Iran, Arabinë Saudite

Karami është një nga, të paktën, 209 personat që janë dërguar në trekëmbësh (dënim me varje) në Iran këtë vit, sipas Volker Turk, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Irani është ndër përdoruesit më të tepruar në botë të dënimit me vdekje. Kjo pasqyrohet në raportin e fundit të organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International, i cili i ka mbuluar dënimet me vdekje dhe ekzekutimet në vitin 2022. Në Iran, të paktën 576 njerëzjanë vrarë në ekzekutime të sanksionuara nga shteti vitin e kaluar – pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2021.

“Regjimi iranian ka frikë për fuqinë e tij”, analizon Renata Alt, politikane gjermane me Partinë neoliberale Demokrate të Lirë (FDP) e cila e kryeson Komitetin e Parlamentit Gjerman për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne t’i përdorim këto sponsorizime politike për të ndërgjegjësuar shumë të burgosur. Përndryshe, ka gjasa që edhe më shumë njerëz të ekzekutohen”, thotë Alt në një deklaratë me shkrim për DW. Shumë ligjvënës në Gjermani dhe jashtë saj kanë marrë sponsorizime të ngjashme politike të të burgosurve në Iran dhe vende të tjera.

Në anën tjetër të Gjirit Persik, numri i të vrarëve është rritur gjithashtu. Në Arabinë Saudite, 196 persona janë ekzekutuar në vitin 2021. “Besojeni apo jo, Arabia Saudite i ka ekzekutuar 81 persona brenda një dite të vetme”, thotë Agnes Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e Amnesty-së gjatë prezantimit të raportit. Kjo do të thotë se Irani dhe Arabia Saudite së bashku përbëjnë më shumë se 80% të ekzekutimeve të regjistruara në mbarë botën.

Prerje koke, varje, pushkatim apo helmim

Në total, të paktën 883 njerëzve u janë prerë kokat, janë varur, pushkatuar apo helmuar në ekzekutimet e miratuara nga qeveritë e 20 shteteve në vitin 2022. Ky është numri më i lartë i ekzekutimeve në pesë vjet dhe një rritje drastike krahasuar me vitin 2021: më shumë se 300 raste, ose mbi 50%.

Këto statistika nuk përfshijnë mijëra ekzekutime të kryera në Kinë – e cila ruan zbatimin e dënimit me vdekje si sekret shtetëror. E njëjta gjë vlen edhe për Vietnamin. Në shifra nuk përfshihet as Koreja e Veriut, ku dyshohet se edhe dënimi me vdekje përdoret në mënyrë të tepruar.

Dënimi me vdekje përdoret gjithashtu në vendet që Gjermania i përshkruan si partnerë të saj, siç janë Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Singapori. Sa herë që 

Death for dealing drugs violates ‘human rights’ Vdekja për trafik droge shkel ‘të drejtat e njeriut’

Sipas raportit të Amnesty-së, më shumë se një e treta e të gjitha ekzekutimeve të identifikuara janë kryer si ndëshkime për trafik droge. “Fakti që disa vende përfshijnë dhe përdorin dënimin me vdekje si pjesë zakonore e ligjit të tyre penal, shkel Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe ligjin ndërkombëtar”, thotë Alt.

Kjo për shkak se këto ligje e ndalojnë shprehimisht dënimin me vdekje për veprat që nuk e plotësojnë pragun e të qenit “krimet më të rënda”, për shembull vrasje me paramendim. Alt është gjithashtu i bindur se ekzekutimi i kriminelëve nuk ka një efekt parandalues. “Kjo nuk çon në më pak vrasje, as nuk çon në uljen e krimeve të lidhura me drogën”, shton ajo.

Në këtë tablo të zymtë të përgjithshme, ka, megjithatë, disi një fije shprese: gjashtë shtete të tjera e kanë shfuqizuar dënimin me vdekje në vitin 2022, ose plotësisht ose pjesërisht. Batica po kthehet veçanërisht në vendet afrikane; Sierra Leone dhe Republika e Afrikës Qendrore e kanë hequr plotësisht dënimin me vdekje. Guinea Ekuatoriale dhe Zambia e kanë hequr atë në masën më të madhe të mundshme pa e eliminuar plotësisht, dhe Liberia dhe Gana janë tashmë në procesin e heqjes së dënimit me vdekje.

Deri në fund të vitit 2022, gjithsej 112 shtete e kanë hequr dënimin me vdekje. Në dhjetor, pothuajse dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, 125 shtete, votuan për një moratorium për përdorimin e tij./Deutsche Welle

Përgatiti: Nuhi Shala