Demi: Kultura e qeverisjes shihet në numrin e zëvendësministrave në Ministrinë e Kulturës

Analisti politik, Agron Demi, ka reaguar pas emërimeve të fundit të zëvendësministrave në disa prej dikastereve të Qeverisë Hoti.

Ai ka thënë se kultura e qeverisjes shihet me numrin e zv/ministrave në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndërsa, sipas tij, një tregues i “duhmës” së Qeverisë shihet me emërimet e zv/ministrave në Ministrinë e Ambientit.

“Kultura e qeverisjes shihet në numrin e zëvendësministrave në Ministrinë e Kulturës. E duhma e qeverisjes ndihet ma së miri në numrin e zëvendësministrave në Ministrinë e Ambientit”, ka shkruar Demi në Facebook.

Ai ka thënë se nuk dallon qeverisja e LDK-së nga ajo e AAK-së dhe Nismës.

“Pesë zv.ministra për një ministri, 80+ për të gjitha nëse vazhdon ky trend. Qeveria Hoti nuk ban me mbetë mbrapa Qeverisë Haradinaj. Me ba e u sëmurë me Covid-19 të parët janë zv.ministrat që i nxajnë respiratorët. Kaq për përrallen se LDK dallon në qeverisje nga AAK e Nisma”, ka shkruar ai.

Sot, KALLXO.com raportoi për emërimet e 5 zëvendësministrave në ministrinë që drejton Vlora Dumoshi.

Gjithashtu, KALLXO.com raporti edhe për emërimet e zv/ministrave në ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit që drejtohet nga Blerim Kuçi.

“Potpuri” zëvendësministrash në Ministrinë e Vlora Dumoshit

www.kallxo.com