Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deliu-Kodra: Shpresojmë që shumë shpejt BE do e njohë edhe meritën e Kosovës

Me rastin e hajpjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovë (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kjo është ditë distorike për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Deliu-Kodra ka thënë se Shqipëria tashmë sheh dyert e hapura të BE-së që do të inkurajojë përkushtimin e përshpejtimin e hapave të fundit për të hyrë brenda BE-së.

“Hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian shënon ditën e sotme në kalendarin historik të ngjarjeve të mëdha për Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi. Shqipëria tashmë sheh dyert e hapura të BE-së që do të inkurajojë përkushtimin e përshpejtimin e hapave të fundit për të hyrë brenda kësaj familje të madhe”, ka shkruar Deliu Kodra.

Tutje ajo ka thënë se shqiptarët janë aleat natyral i vlerave evropiane duke shtuar se shpreson që shumë shpejt BE do t’a njohë edhe meritën e Ksoovës për t’u përafruar me të.

“Shqiptarët janë aleat natyral i vlerave europiane! Shpresojmë shumë shpejt Bashkimi Evropian do të njeh edhe meritën e Kosovës për t’u përafruar me të, duke filluar me heqjen famëkeqe të regjimit të vizave, e cila pas përmbushjes së kritereve, në një formë po zbatohet dhunshëm e padrejtë ndaj qytetarëve tanë”, është shprehur deputetja opozitare.

Sot për Shqipërinë, por dhe për Maqedoninë e Veriut, zhvillohen konferencat e para ndërqeveritare me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.

Hapja e bisedimeve për këto dy vende vjen pasi ditë më parë, Kuvendi maqedonas miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin