Deçan, sulmon fizikisht babanë dhe nënën

Një person është arrestuar në Deçan pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

Sipas Policisë, i dyshuari ka probleme psikike dhe është përdorues i drogës.

Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërsa  i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti, i cili po trajtohet si dhunë në familje, vazhdon të hetohet.