COVID-19 - Agim Bahtiri me njoftim për veprimtarinë e bizneseve në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i ka ftuar menaxherët e të gjitha bizneseve që janë të regjistruara në Mitrovicë, që nesër [e mërkurë], të bëjnë kërkesë me shkrim në komunë për shqyrtimin e mundësisë për funksionimin e tyre gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit.

Bahtiri përmes Facebook-ut ka theksuar se kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe certifikata e biznesit me llojin e biznesit primar.

“Komuna e Mitrovicës do t’i pajis me leje të funksionimit në këtë kohë të pandemisë të gjitha ato bizneseve, të cilat janë të lejuara sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës”, ka njoftuar ai.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se që nga 15 prilli, qytetarëve të Kosovës do t’u lejohet dalja jashtë shtëpisë një herë në ditë, për vetëm 1 orë e gjysmë.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 377 persona me coronavirus, 63 janë shëruar si dhe janë shënuar 8 vdekje.