
Çmimi i derivateve të naftës për sot
Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve në Kosovë është 1.72 euro për litër, për benzinë është 1.58 euro ndërsa çmimi maksimal për shitjen e gazit është 0.78 euro.
Dje, çmimi i naftës dhe benzinës ka qenë dy centë më shtrenjtë ndërsa i gazit, një cent më shtrenjtë.
Kështu ka njoftuar, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës.
Sipas njoftimit, çmimet e lartcekura vlejnë për sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
Nëpërmjet Udhëzimit Administrativ, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar se marzha tregtare e lejuar (fitimi) për naftëtarët në Kosovë është 2 centë për litër për shitësit me shumicë dhe 12 centë për litër për ata me pakicë.
Udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.