Derivatet e naftës, Ilustrim: Pixabay
Çmimet e derivateve të naftës për sot
05.11.2022 - 10:00
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, i benzinës me 1.46 euro dhe i gazit me 0.71 euro.
Çmimi i naftës dhe ai i gazit është i njëjtë me çmimin tavan të vendosur dje, benzini është një cent më shtrenjtë.
Nga 1 nëntori, çmimi i naftës është ulur për dy centë, ai i benzinit është shtrenjtuar për 4 centë dhe çmimi gazit është ulur vetëm për një cent.
Çmimet vlejnë për sot nga ora 10:00 dhe janë valide për 24 orë.