Çmimet e Bitcoin dhe Ethereum rriten në rekorde të reja 

 

Kriptovaluta Bitcoin ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 68,530,34 dollarësh herët të martën, sipas CoinMarketCap. Kjo u bë vetëm disa javë pasi arriti një nivel më të lartë të mëparshëm prej gati 67,000 dollarësh përpara se të rrëshqiste deri në 12%.

Ndërkohë, Ethereum gjithashtu arriti një rekord – duke u rritur në 4,837.59 dollarë, sipas CoinMarketCap.

Tregu ka qenë mjaft pozitiv për Bitcoin. Pavarësisht faktit se ka më shumë se 13,000 kriptomonedha të listuara në CoinMarketCap, Bitcoin mbetet monedha dixhitale dominuese.

Disa investitorë kanë parashikuar fitime edhe më të mëdha për Bitcoin, pavarësisht kritikave të vazhdueshme ndaj kriptomonedhës nga Shedfi Ekzekutiv i JPMorgan Chase (JPM), Jamie Dimon, i cili e ka quajtur këtë kriptovalutë si “të pavlerë”.

ProShares Bitcoin Strategy ETF, i cili filloi tregtimin në fund të muajit të kaluar, u rrit me 10.95% të hënën.

Linku: https://edition.cnn.com/2021/11/08/business/bitcoin-ethereum-price-new-record/index.html