Cilësi mesatare e ajrit në Prishtinë

Cilësia e ajrit në Prishtinë kap shifra mesatare.

Të dhënat e matësve të vendosur nga Ambasada e Amerikës në Kosovë, tregojnë se niveli i ndotjes është AQI  68 i PM 2.5.

Kur AQI është mes 51-100, cilësia e ajrit është e pranueshme, sidoqoftë ndotja në këtë shkallë mund të paraqesë shqetësime shëndetësore për një numër të vogël të personave.

Njerëz që zakonisht janë të ndjeshëm ndaj ozonit ose grimcave në ajër mund të përjetojnë simptoma gjatë frymëmarrjes.

Monitoruesit e cilësisë së ajrit masin grimcat në ajër në Prishtinë çdo tre orë, duke përfshirë pluhurin, baltën, blozën, tymin dhe pikat e lëngshme.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.