Ilustrim

Cilat janë kapacitetet e Kosovës për prodhim të energjisë elektrike me biomasë?

Në raportin, i cili ishte arsyeja që Banka Botërore të tërhiqet nga mbështetja e idesë për termocentralin ‘Kosova e re’, janë renditur disa nga opsionet për furnizim me energji elektrike të cilat kanë kosto më të ulët.

Njëra ndër këto opsione është eshtë edhe prodhimi i energjisë elektrike me biomasë dhe biogaz.

Në raportin e Bankës Botërore parashikohet që deri në vitin 2020 do të ndërtohen 11 MW kapacitete gjeneruese me bazë biomasën. Ky kapacitet është në vijë me cakun e vendosur në Strategjinë e Qeverisë për Sektorin e Enegjisë 2017-2026.

ZRRE vendosi një tarifë të furnizimit me 71.30 euro për megawat/orë për impiantet e biomasës. Produktet pyjore dhe mbetjet bujqësore supozohet se janë burimi i karburantit.

Në raport gjithashtu parashikohet se deri në vitin 2021 do të ndërtohen 5 MW kapacitete me bazë biogazin. Plehu i kafshëve supozohet të jetë burimi kryesor i karburantit.

Në tetor të vitit 2018, në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim publikisht kishte deklaruar që Banka Botërore nuk do ta mbështesë ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” në Kosovë.

Organizata partnere e Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analiza Financiare (IEEFA), publikoi përmbledhjen ekzekutive të raportit të Bankës Botërore për opsionet e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

Rezultatet e këtij raporti, të cilat asnjëherë nuk u bën publike, ishin arsyeja që Banka Botërore të tërhiqet nga mbështetja e idesë për një termocentral të ri në Kosovë.

Në mënyrë më të detajuar, Banka Botërore atëherë shikoi tre skenarë në mënyrë që të rendiste opsione të ndryshme të furnizimit të Kosovës me energji elektrike me kosto më të vogël.

Sipas Bankës Botërore, energjia e ripërtërtishme dhe efiçienca janë opsionet me kosto më të ulët të energjisë elektrike.

“Kosova mund të përmbushë nevojat e saj të ardhshme për energji elektrike të paktën me kosto më të ulët duke zhvilluar burimet e saj të ripërtëritshme të energjisë, duke investuar në efiçiencën e energjisë dhe duke pastruar gjenerimin ekzistues të energjisë nga qymyri”, ka shkruar Gerard Wynn, Konsulent për financimin e energjisë në IEEFA.

Pse nuk e përkrahu Banka Botërore ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’?

.