Çerdhja publike në Lipjan rihapet të mërkurën

Komuna e Lipjanit ka bërë të ditur se që nga nesër (e mërkurë) do të bëhet rihapja e çerdhes publike në këtë komunë.

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se është bërë dezinfektimi i çerdhes në fjalë.

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Lipjan  Elmaze Behluli, citohet të ketë thënë se sot është bërë  dezinfektimin dhe përgatitjet e çerdhes publike, e cila do të jetë gati për fëmijët.

Me 1 qershor ka nisur faza e tretë e lehtrësimit të masave në vend, për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, këto ditë do të bëhet edhe rihapja e çerdheve.

Dilemat për hapjen e çerdheve