Çagllavicë, 9 automjete të përfshira në aksident trafiku, dy persona të lënduar

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë nëntë makina.

Aksidenti ka ndodhur në Çagllavicë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, bëri të ditur se tri prej makinave kanë qenë në lëvizje kurse gjashtë të parkuara.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë 9 automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona”- bëri të ditur Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut.