Foto: Ilustrim

Burri tenton ta marrë me dhunë gruan nga shtëpia e prindërve të saj

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 13:45.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se bashkëshorti i saj kishte tentuar që me dhunë ta marrë atë nga shtëpia e prindërve të saj.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë verifikimit  ka rezultuar  se i dyshuari  ka urdhër arrest aktiv, dhe pas kësaj ai është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Vushtrri.

Ndërsa rasti i dhunës në familje do të hetohet.