Ilustrim

Burri kanos gruan në prani të fëmijëve

Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00 në Prishtinë nën dyshimin se ka kanosur bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë, viktima ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje bashkëshorti i saj e ka kanosur në prezencë të fëmijëve.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.