Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Burbuqe Nushi emërohet kryesuese e bordit të AUV-it

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë që në vend të kryesues së bordit, Dafina Gexha të emërohet Burbuqe Nushi.

“Në plotësim ndryshimin e propozuar nga Agjencisë e Ushqimit dhe Veterinarisë thuhet se vend të kryesueses, Dafina Gexhës të emërohet Burbuqe Nushi, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”, tha kryeministri i vendit, Albin Kurti.

KALLXO.com kishte raportuar për emërimin e Dafina Gexhës si kryesuese e bordit të AUV-it.

Gexha është gruaja e Fatban Bunjakut, anëtar i Vetëvendosjes.

Qeveria Kurti emëron anëtare të Bordit të Agjencisë së Veterinës bashkëshorten e zyrtarit të Vetëvendosjes