Bulliqi: Reshjet e shiut e kanë rënduar gjendjen e lumenjëve, situata është e menaxhueshme

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se pas reshjeve të pandërprera të shiut nga dita e djeshme e kanë rënduar gjendjen e shtretërve të lumenjëve.

Mirëpo, ai tha se situata është e menaxhueshme duke treguar se si institucione lokale i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme në rast të përkeqësimit të situatës nga reshjet e shiut ditëve në vijim.

Ai gjithashtu tha se gjendja është rënduar në qarkullimin në komunikacion.

Kryetari Bulliqi tregoi se për të përcjellur nga afër gjendjen ka vizituar fshatrat Batllavë, Gërdoc, Bellopojë, Lluga dhe Siboc.