Britania e Madhe do ta mbrojë hapësirën ajrore polake nga agresioni rus

Mbretëria e Bashkuar do ta vendosë sistemin raketor Sky Saber dhe 100 trupa në Poloni.

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace e bëri këtë njoftim të enjten gjatë një vizite në Varshavë.

Ky vendim vjen ndërsa NATO po lëviz për ta forcuar sigurinë e krahut të saj lindor pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Wallace tha në një konferencë shtypi: “Ne do ta vendosim sistemin e raketave anti-ajrore Sky Saber me rreze të mesme veprimi në Poloni me rreth 100 personel për t’u siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia”.

Në fillim të kësaj jave, të paktën 35 persona u vranë në një sulm ajror rus në bazën stërvitore Yavoriv, pranë një pike të madhe kalimi në Poloni, e përdorur nga refugjatët nga konflikti./BBC