Ilustrim

Gazi rus po vazhdon të qarkullojë në Gjermani

Gazi rus po vazhdon të rrjedhë në Gjermani pavarësisht refuzimit të saj për t’iu përmbajtur një dekreti të presidentit rus Vladimir Putin ku kërkonte që pagesat për kontratat e gazit të bëheshin në rubla.

“Gazi po rrjedh në Gjermani. Dërgesat po vijnë. Siguria e furnizimit është ende e garantuar,” tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për CNN të shtunën.

Qeveria gjermane është “në kontakt të ngushtë” me partnerët e saj evropianë dhe do të “monitorojë nga afër situatën”, shtoi zëdhënësi.

Operatori gjerman i sistemit të transmetimit Gascade, i cili menaxhon seksionin gjerman të tubacionit Yamal-Europe, i tha CNN të shtunën se nuk mund të konfirmonte ndonjë ndërprerje të furnizimit me gaz në Gjermani.

Presidenti rus u dha një ultimatum të enjten vendeve “jomiqësore” që të paguajnë energjinë  në rubla duke filluar nga e premtja ose rrezikojnë të ndërpriten nga furnizimet jetike. Por kancelari gjerman Olaf Scholz këmbënguli se kompanitë gjermane do të vazhdojnë të bëjnë pagesat për gazin rus vetëm në euro.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të premten se Rusia nuk do të ndalojë menjëherë furnizimin me gaz në Evropë.