Foto: Facebook / Volodymyr Zelensky

Qytetet ukrainase përballen me mungesë të ujit dhe energjisë elektrike

Sot është dita e 257 e luftës në Ukrainë. 

Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës. Perëndimi ka vendosur sanksione të pashembullta ndaj Rusisë si dhe po e ndihmon Ukrainën më pajisje të avancuara ushtarake si dhe me shuma të mëdha finaciare, me qëllim që kjo e fundit t’i tërheqë forcat nga Ukraina.

Rusia e konsideron luftën në Ukrainë si “operacion special ushtarak”.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në dhe rreth luftës atje, janë si në vijim:

Ukraina po përgatitet për ndërprerje të energjisë dhe sulme të reja ruse në infrastrukturën e saj energjetike. Rusia “po i përqendron forcat dhe mjetet për një përsëritje të mundshme të sulmeve masive në infrastrukturën tonë, kryesisht energjinë”, ka deklaruar Volodymyr Zelenskiy, presidenti ukrainas. Ukraina u përball me një deficit prej 32% në furnizimin me energji elektrike të hënën, tha Sergei Kovalenko, Shef Ekzekutiv i Yasno, furnizues kryesor i energjisë në kryeqytet. Rreth 500 gjeneratorë të energjisë po dërgohen në Ukrainë nga 17 vende të BE-së pasi 4.5 milionë ukrainas kanë mbetur pa energji.

Kryetari i bashkisë së Kievit u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një skenar të rastit më të keq duke bërë plane emergjente për ta braktisur qytetin dhe për të qëndruar me miqtë ose familjen. Vitali Klitschko u bëri thirrje banorëve të “kenë gjithçka në konsideratë” përfshirë humbjen e energjisë dhe ujit”.

Qyteti i Ukrainës, Kherson, i pushtuar nga Rusia, u ndërpre nga furnizimi me ujë dhe energji elektrike të dielën pas një sulmi ajror dhe dëmtimit të digës Kakhovka, thanë zyrtarët lokalë. “Në Kherson dhe një numër zonash të tjera në rajon, nuk ka përkohësisht furnizim me energji elektrike ose ujë,” tha administrata e instaluar e qytetit të Moskës në Telegram. Rusia e akuzoi Ukrainën për një akt “sabotimi”.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se Rusia po u kërkon banorëve të Khersonit që të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur, duke u dërguar atyre mesazhe paralajmëruese në telefonat e tyre të dielën. Rusia po “pushton dhe evakuon” Khersonin në të njëjtën kohë, duke u përpjekur t’i bindë ukrainasit që forcat e saj po largohen, ndërsa në fakt ata po gërmojnë, tha për televizionin shtetëror Nataliya Humenyuk, zëdhënëse e forcave jugore të Ukrainës. Administrata e instaluar nga Kremlini në Kherson tashmë ka dëbuar dhjetëra mijëra civilë nga qyteti.

Forcat ruse po i shtojnë sulmet e tyre në një rajon të kontestuar ashpër të Ukrainës lindore, duke përkeqësuar kushtet tashmë të vështira për banorët dhe ushtrinë ukrainase, thanë autoritetet ukrainase. “Sulmet shumë të ashpra ruse në rajonin e Donetskut po vazhdojnë. Armiku po pëson humbje serioze atje”, tha Zelenskiy në video-fjalimin e tij të natës.

Zyrtarët amerikanë thuhet se e kanë paralajmëruar privatisht qeverinë ukrainase se duhet të sinjalizojë një hapje ndaj negociatave me Rusinë. Zyrtarët në Uashington paralajmëruan se “lodhja e Ukrainës” midis aleatëve mund të përkeqësohet nëse Kievi vazhdon të jetë i mbyllur për negociata, raportoi ëashington Post. Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës se pozicioni i Ukrainës për negociatat me Rusinë është dobësuar mes aleatëve të shqetësuar për efektet ekonomike të një lufte të tejzgjatur.

Energjia e jashtme është rivendosur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës dy ditë pasi u shkëput nga rrjeti elektrik kur bombardimet ruse dëmtuan linjat e tensionit të lartë, ka deklaruar mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së. Centrali më i madh bërthamor i Evropës ka nevojë për energji elektrike për t’i ruajtur sistemet jetike të ftohjes, por ai ka funksionuar me gjeneratorë emergjence me naftë që kur granatimet ruse ndërprenë lidhjet e tij të jashtme.

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka zhvilluar bisedime të fshehta me zyrtarë të lartë rusë me shpresën për ta reduktuar rrezikun e konfliktit bërthamor, ka raportuar ëall Street Journal. Ai citon zyrtarët e SHBA dhe aleatëve të kenë thënë se Sullivan zhvilloi biseda të pazbuluara më parë në muajt e fundit me ndihmësin e Kremlinit Yuri Ushakov dhe sekretarin e Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, homologun e Sullivan. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë mbi raportin e ëall Street Journal. /The Guardian