Kryebashkiaku i Moskës: Kryeqyteti është goditur me dronë 

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar “disa” drone që e kishin në shënjestër rajonin e Moskës, ka thënë kryebashkiaku Sergei Sobyanin, me një që goditi një kullë që ishte goditur të dielën.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në distriktet Odintsovo dhe Narofominsk pranë Moskës, ndërsa një i tretë u bllokua dhe u rrëzua në kryeqytet, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass herët të martën. Ministria fajësoi për sulmet Kievin.

Kremlini zyrtar e përshkroi të hënën sulmin me dron në Moskë si “akt dëshpërimi” nga Ukraina pas pengesave në fushëbetejë. AFP raportoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ka qenë “shumë e vështirë” për forcat ukrainase në vijën e frontit që kur nisën kundërofensivën e tyre në qershor.

Ndërkohë, zhvillime tjera në dhe rreth luftës në Ukrainë, janë si në vijim:

Të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, janë vrarë dhe më shumë se 50 persona janë plagosur kur Rusia siulmoi një apartament të mjë ndërtese të lartë në Kryvyi Rih. Autoritetet thanë se njerëzit janë të bllokuar nën rrënoja. Oleksiy Kuleba, nënkryetari i zyrës së Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje për hakmarrje, duke thënë: “Çdo ditë, qytetet ukrainase janë nën zjarr nga terroristët rusë. Sumy, Zaporizhzhia, Dnipro, Kharkiv. Kjo është vetëm për ditët e fundit.” Ai tha se shënjestrimi i civilëve ishte një shenjë e “dëshpërimit dhe humbjes së Federatës Ruse në front”.

Kryetari i bashkisë së Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, tha herët të martën se të paktën tre dronë goditën zonat e populluara të qytetit të tij dhe një dron shkatërroi dy kate të një konvikti.

Politikani rus i opozitës Vladimir Kara-Murza humbi të hënën një apel kundër dënimit të tij me 25 vjet burg, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA. Kara-Murza, i cili ka nënshtetësi ruse dhe britanike, u dënua me 25 vjet burg në prill për tradhti dhe përhapje të “informacionit të rremë” rreth luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton Reuters. Britania shtoi gjashtë përcaktime të reja në listën e saj të sanksioneve ndaj Rusisë, tregon një përditësim në faqen e internetit të qeverisë të hënën. individët e sanksionuar janë gjyqtarët dhe zyrtarët e përfshirë në gjyqin e Kara-Murza.

Sulmet ajrore ruse shkatërruan rreth 180,000 tonë metrikë drithëra në hapësirën e nëntë ditëve të këtij muaji, tha të hënën Ministria e Jashtme e Ukrainës./The Guardian