Kalkulimi politik i Donald Trump

Mënyrat e drejta dhe të gabuara për të kërkuar llogaridhënie nga Presidenti

Përgjatë krejt historisë amerikane, në 230 vitet e kaluara votimi nga Dhoma e Përfaqësuesve në favor të një padie (Impeachment) kundër ndonjërit prej presidentëve amerikanë, ka ndodhur vetëm dy herë. Në vetëm 13 muaj kjo dhomë e ka dyfishuar totalin e padisë ndaj presidentëve amerikanë duke e paditur presidentin aktual, Donald Trump, dy herë më shumë, shkruan The Economist. 

Qështja e fajësimit (impeachment) që u miratua në Kongresin Amerikan me datë 13 janar e akuzon z. Trump për nxitje të një kryengritje. Qëndroni mbrapa, për një moment, dhe merrni parasysh madhësinë e veprimeve të tij. Si president, ai u përpoq të kapte pushtetin duke i përmbysur zgjedhjet të cilat ai, pa asnjë dyshim i kishte humbur. Fillimisht, ai eshpërndau një gënjeshtër të madhe në një fushatë disa mujore për t`i bindur votuesit e tij se zgjedhjet ishin një mashtrim i madh dhe se mediat, gjykatat dhe politikanët që qëndruan pas së vërtetës ishin në fakt pjesë e një komploti të lig për ta marrë pushtetin nga ai. Pastaj, pasi nuk pati sukses t`i detyrojë zyrtarët e shtetit të mos e pranojnë rezultatin e votimit, ai dhe përkrahësit e tij nxitën një turmë të dhunshme dhe i dërgoi ata për ta frikësuar Kongresin në mënyrë që Kongresi t’i jipte atij atë që ai dëshironte. Dhe së fundmi, ndërsa ajo turmë plaçkiti ndërtesën Capitol Hill dhe kërcënoi me varje zëvendës presidentin amerikan, Mike Pence, për tradhtinë e tij, z. Trump po shikonte krejt këtë, për orë të tëra duke injoruar lutjet dëshpëruese të ligjvënësve që ai t`u vinte në ndihmë të tyre.

Në një demokraci, asnjë krim nuk është më i lartë dhe asnjë kundërvajtje më e pabesë. Donald Trump duhet të dënohet për tradhtinë e betimit të tij si kreu i shtetit. Ai duhet të parandalohet nga ndonjë rikandidim i mundshëm për president të SHBA-ve – përndryshe ai mund ta bëjë një gjë të tillë në vitin 2024. Dhe, në qoftë se dikush mendon ta kopjojë atë, ai duhet të shërbejë si një shembull se si Amerika refuzon me forcë një udhëheqës që shkel kushtetutën e saj.

Deri këtë javë përpjekja e vetme për ta mbajtur Presidentin Trump përgjegjës për sulmin në Kapitol Hill kishte ardhur nga kompanitë e mediave sociale, të cilat ia kishin ndaluar qasjen në platformat e tyre për ta parandaluar dhunën e mëtejshme para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden me 20 Janar. Megjithëse FBI me të vërtetë paralajmëron se dhuna është një rrezik real, platformat sociale Twitter dhe Facebook do të kishin bërë më mirë duke u përqëndruar në cicërimat (tweets) dhe postimet individuale të presidentit.

Ndalimet e drejtpërdrejta do ta minojnë politikën. Ato duken arbitrare, sepse kompanitë teknologjike i imponuan ato në moment, pasi kishin zgjedhur të mos bllokonin më parë Donald Trumpin. Dhe ata duken të vetë-interesuar sepse udhëheqësit janë të hapur ndaj padisë sepse ata panë një shans për ta vlerësuar veten me administratën e Biden ose dëshironin t`i shuanin rrebelimet anti-Trump në mesin e stafit të tyre progresiv. Pavarësisht nëse kjo kritikë është e drejtë, fakti që biznesmenë të fuqishëm kanë qenë linja e parë mbrojtëse kundër Donald Trump krijon një precedent të keq. Ai gjithashtu i nxit ankesat e mbështetësve të tij. Nëse përpiqeni ta internoni turmën nga politika më parë se ta përvetësoni dhe zbutni atë, rrezikoni ta fusni të njëjtën në gjirin e demagogëve.

Vendi i duhur për ta mbrojtur kushtetutën është vendi që ofron vetë kushtetuta: Kongresi. Kjo është arsyeja pse Kongresi Amerikan kishte të drejtë të votojë për shkarkimin e Trump dhe pse Senati duhet të lëvizë shpejt për ta dënuar atë. Procesi i rregullt dhe rregullat procedurale të Kongresit nënkuptojnë se seancat dëgjimore janë praktikisht të sigurta se do të zhvillohen pasi Donald Trump të largohet nga detyra. Nëse është kështu, dy vështirësi të mundshme do të jenë pengesë: kërkesa për të siguruar një shumicë prej dy të tretave për dënimin dhe kushtetutën si të tillë.

Pengesa kushtetuese vjen nga juristët konservatorë të cilët argumentojnë se një president nuk mund të gjykohet pasi të ketë lënë detyrën. Edhe pse dëgjimet kundër sekretarit të luftës së presidentit Ulysses Grant për korrupsion vazhduan pasi ai kishte dhënë dorëheqjen, asnjë president nuk ka qenë subjekt i padisë pasi kishte mbaruar mandatin e tij. Megjithatë, hartuesit nuk mund të kenë synuar që presidentët të jenë të padurueshëm gjatë periudhës kur pasuesi i tij tashmë është i zgjedhur apo ka filluar punën si president.

Gjykatës së Lartë me prirje konservatore mund t`i nevojitet ta japë përgjigjen e saj. Në qoftë se Gjykata Supreme e parandalon një padi nga Senati, atëherë Kongresi duhet të mbështetet në mjete të tjera, më pak të kënaqshme, të tilla sikurse është censurimi apo përjashtimi i Donald Trump nga zyra sipas Amendamentit të 14-të për “përfshirjen e tij në kryengritje ose rebelim”. Nëse kjo nuk has në ndonjë pengesë atëherë Senati duhet të vazhdojë menjëherë më parë se ti jap shans Donald Trump të acarohet edhe më tutje. Ata që shqetësohen se një padi (impeachment) e mundshme do të mund t’i pengonte planet e presidentit të zgjedhur Biden për 100 ditët e para gjatë një emergjence kombëtare, janë duke keqllogaritur. Nëse republikanët bëjnë marrëveshje për lehtësimin e e masave ndaj Covid-19 ose një projekt-ligj të infrastrukturës, nuk do të jetë për shkak të asaj se partia e Joe Biden po i qaset ngadalë kësaj padie. Nëse është e nevojshme Kongresi mund ta ndajë ditën e tij midis gjyqit dhe pjesës tjetër të qështjeve të tij.

Vështirësia politike nuk është axhenda e Joe Biden por fakti që largimi i një presidenti kërkon që partia e tij të kthehet kundër tij. Në Senatin e ardhshëm, të paktën 17 Republikanëve do tu duhet ta braktisin Donald Trumpin. Edhe pse ai synim do të jetë i vështirë për t`u përmbushur, padia është ende e drejtë. Argumentet parimore për të dënuar Donald Trumpin janë të padiskutueshme. Shumë senatorë republikanë e urrejnë presidentin dhe vandalizmin e tij kushtetues. Dhe shumë prej tyre ende duke u kërcënuar personalisht me dhunë nga mbështetësit e Donald Trump.

Ata kanë më shumë arsye qw bazohen në kalkulimin për ta dënuar Donald Trumpin, gjithashtu. Padia është e pashmangshme politikisht dhe ky është shansi i tyre më i mirë për të heqë qafe kontrollin abuzues që e ka presidenti ndaj partisë së tyre. Vetëm një në gjashtë votues të tij tani mbështet sulmin mbi Kapitoli Hill, por shumë prej tyre ende mendojnë se zgjedhjet janë vjedhur, pjesërisht sepse, në mënyrë të turpëshme, Republikanët nuk kanë guxuar t’u tregojnë atyre shtrirjen e gënjeshtrave të Donald Trump. Tani është koha për të bërë një gjë të tillë.

Donald Trump kurrë nuk do t’i falë ata, të tillë sikurse Mitch McConnell, udhëheqësi i Senatit, për të cilët mendon se e kanë dëshpëruar atë duke e pranuar fitoren e Joe iden në zgjedhje. Tash, pasi kanë filluar lëvizjet kundër tij, ata duhet t`i shkojnë deri në fund kësaj qështjeje. Dhe ka një histori këtu. Ata duhet të mendojnë se si do të gjykohet përfundimisht presidenca e Donald Trump, dhe pjesa e tyre në të. Në Kongres, dhjetë Republikanë votuan në favor të padisë. Senatorët duhet ndjekur shembullin e tyre. Sa më shumë, aq më mirë, për Partinë Republikane dhe për Amerikën, gjithashtu.

Dhe kjo shpie në argumentin e fundit që Republikanët ta përjashtojnë Donal Trumpin. Mbështetësit e tij argumentojnë se kjo padi (impeachment) do ta përçajë Amerikën pikërisht tash kur Amerika duhet të jetë e bashkuar. Diçka si kjo është gabim. Askush nuk ka prodhuar mosmarrëveshje në mënyrë aq të shkujdesshme sa zoti Trump dhe partia e tij. Nuk mund të tejkalohet ndarja duke pretenduar se asgjë nuk është në rregull, por duke u përballur me të. Në rast se Donald Trump do të denohej atëherë shërimi do të mund të fillonte me të vërtetë.