Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian Josep Borrell.
Borrell: Kurti dhe Vuçiq u pajtuan për propozimin e BE-së, theksuan se nuk nevojiten diskutime të tjera
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin e BE-së duke shtuar se nuk ka nevojë për diskutime të tjera.
“Jam i lumtur të lajmëroj që Vuçiq dhe Kurti janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të tjera sa i përket propozimit të BE-së, i cili ka titullin ‘Propozimi për normalizim të marrëdhëneieve mes Kosovës dhe Sebrisë’. Ata janë pajtuar që nuk nevojiten diskutime të tjera, ky është propozimi që do të publikohet në shërbimin për veprim të jashtëm të BE-së”- tha Borrell.
Borrell shtoi se kjo marrëveshje është për qytetarët e të dyja vendeve dhe bëhet në mënyrë që njerëzit të lëvizim lirshëm.
“Kjo marrëveshje është për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, dhe jo për BE-në. Kjo bëhet në mënyrë që njerëzit të lëvizim lirshëm duke përdorur pasaportat, ID, targat, diplomat, dhe mund të sjellë mundësi të reja ekonomike dhe ndihmë të madhe ekonomike, dhe investime të reja në Kosovë”-theksoi ai.
Përfaqësuesi i BE-së tha se nevojiten negociata për të përcaktuar zbatimin specifik të modaliteteve dhe se në mes të marsit emisari i BE-së, Miroslav Lajçak do vizitojë Kosovën dhe Serbinë.
“Negociata e mëtejme nevoiten për të përcaktuar zbatimin specifik të modaliteteve. Ata shpërehen gatishmërinë, por nevojiten negociata të tjera për modelitete. Unë do ta thërras edhe një mbledhje tjetër të liderëve gjatë marsit me të dy liderët për zbatimin e aneksit. Kjo është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të finalizohet. BE i ka rikujtuar partnerët për obligimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet. Ne mes të marsit përfaqësuesi special i BE-së do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të marrë përgjigjet për takimin e ardhshëm”- u shpreh Borrell.
“Të dy palët janë pajtuar që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara që mund të shpijnë në rritjen e tensioneve, shpresojmë që do të ndodhë kështu. Marrëveshja do t’i vendos Kosovën dhe Serbinë në një bazë të re dhe të qëndrushme”- shtoi ai.