Foto: KALLXO.com

Bora e ngricat vështirësojnë qarkullimin në disa rrugë, Policia apelon për vozitje të kujdesshme

Për shkak të reshjeve të borës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë raportuar kolona për shkak të ngricave të krijuara.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sipas informacioneve nga terreni reshjet e borës kanë krijuar vështirësi në qarkullim për shkak edhe të rrugëve të rrëshqitshme dhe ngricave. Në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë dhe anasjelltas janë raportuar kolona shkaku i reshjeve dhe ngricave”, tha ai.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm, që vozitjen e automjeteve ta përshtasin me kushtet në rrugë, si dhe të posedojnë gomat dhe pajisjet e nevojshme dimërore për një qarkullim më të sigurt.

KALLXO.com më herët raportoi për gjendjen e rrugës Prishtinë-Pejë, në segmentin Fushë-Kosovë – Sllatinë, në të cilën shihen veturat duke lëvizur me shpejtësi të vogël për shkak të rrugës së papastruar.

Një situatë e tillë ishte edhe në Ferizaj.

VIDEO: Rrugët e papastruara, automjetet lëvizin shumë ngadalë

www.kallxo.com