VIDEO: Bora e akulli bllokojnë nënkalimin në Ferizaj

Për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta është vështirësuar qarkullimi i veturave në nënkalimin ‘Bashkimi i qytetit’ në Ferizaj.

Në video shihet se nënkalimi është bllokuar ndërsa disa vetura janë ndalur në  vend nga akulli i krijuar në rrugë.

Në vendngjarje është edhe Policia e Kosovës.

 

Nënkalimi në Ferizaj ishte përuruar në verë të këtij viti.

KALLXO.com ka raportuar për gjendjen e rrugëve në vend në të cilat është vështirësuar qarkullimi.

KALLXO.com ka kontaktuar me shefin e Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve, Gëzim Osmani, i cili ka thënë se bllokadat e krijuara nga veturat janë duke pamundësuar shpërndarjen e kripës.

Osmani ka theksuar se në disa rrugë për shkak të temperaturave të ulëta ka filluar të krijohet akull ndërkaq ka thënë se në pjesën e Komoranit gjendja e rrugës nuk është e mirë.

“Prej Komoranit e këndej ka kolona, nuk është në gjendje të mirë. Rrugët e tjera ishin mirë deri në Komoran. Autostradat janë në gjendje të mirë. Ka bllokada tash edhe kamionët nuk po mundën me hi me qitë kripë. Për shkak të kolonave nuk po munden me hi se janë të mëdhenj në mënyrë që me e shkri akullin sepse për shkak të temperaturave të ulëta kanë fillu me u ngri. Prej orës 1:00 të natës kanë qenë në terren ekipet por kjo bora që ka fillu me ra gjatë ditës na ka kriju vështirësi”, tha ai për KALLXO.com

VIDEO – Gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës