Bllokohet prapë rruga për në Rudarë, shkak shembja e dheut

Një muaj e dy ditë pas zhbllokimit të rrugës që të dërgon në Rudarë të Leposaviqit, rruga është bllokuar prapë.

Reshjet e fundit kanë bërë që sërish të ketë probleme me rrëshqitje të dheut te vendi i njohur si “Dudi i Kërshit”.

Krejt në fillim të kësaj rruge janë parë prapë të vendosur zyrtarë policor e edhe shenjat që sinjalizojnë që rruga është e bllokuar.

Shembja e dheut kishte bërë që rruga të mbetej e pa kaluar për një kohë, përderisa më 11 nëntor 2022 KALLXO.com raportoi se rruga ishte zhbllokuar.

Shembja e dheut në hyrje të Mitrovicës, nis qarkullimi i veturave – FOTO