“Dudi Kërshit”. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com

Shembja e dheut në hyrje të Mitrovicës, nis qarkullimi i veturave - FOTO

Gjatë ditës së sotme në rrugën kryesore e cila të dërgon për në Leposaviq, para hyrjes në qytetin e Mitrovicës në jug, është lëshuar për qarkullim ani pse ende vazhdon të jetë aty dheu i shembur në një pjesë të njërës korsi rrugore.

Ekipi i KALLXO.com nuk ka parë zyrtarë policorë të vendosur sot në këtë pjesë, të cilët më parë nuk lejonin qarkullimin për shkak të shembjes së dheut.

Te vendi i quajtur “Dudi Kërshit” muaj më parë kishte shembje të dheut dhe rruga ishte e pakalueshme.

Në krye dhe në fund të rrugës më saktësisht, te ura që lidh magjistralen me pjesën e Mitrovicës së Veriut për disa muaj ishin vendosur edhe zyrtarë policorë të rendit të cilët nuk lejonin qarkullimin në atë pjesë për shkak të rrezikut të shembjes së dheut.

Gjatë ditës së sotme zyrtarët policorë nuk janë parë fare në atë pjesë, ndërsa veturat qarkullonin lirshëm.

Problemi i shembjes së dheut nuk është rregulluar ende. Në njërën nga koristë një pjesë e rrugës është siguruar me gurë të betonit dhe me shenja sinjalizuese se aty ka rrezik të shembjes së dheut.

“Dudi Kërshit”. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com