Blerim Reka: Jasharajt mbrojtën vlerat themelore europiane

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, i ftuar në emisionin Jeta në Kosovë, ka folur për Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari.

Reka ka thënë se vetëflijimi i familjes Jasharaj është rasti i rrallë në Evuopë ku janë mbrojtur vlerat themelore europiane.

“Me fjalë të tjera, me 5 mars të vitit 1998, Jasharajt, duhej t’i tregonin botës se janë të gatshëm të flijonin edhe të drejtën më themelore dhe më të shtrejntë në jetë, për tërë familjen, që bota ta kuptojë se Kosova nuk ishte ajo që e sulmonte Beogradin apo Nishin. As që bombardonte civil në kinematë e Beogradit, në aeroporte. Por ishte e ngujuar në shtëpi dhe mbrojtja e pragut shtëpiak ishte simbolikisht kumtesa për mbrojtjen e kufirit shtetëror të Kosovës”, tha ministri Reka.

Ai deklaroi se porosia e vetëflijimit familjar të Jasharajve e tejkalon Kosovën dhe ishte porosi universale.

“Pos mbrojtës së shtetit, duhet të mbrohet njeriu, ekzistenca e njerëzve, pos sovranitetit shtetëror duhet të respektohet sovraniteti njerëzor dhe pos integritetit  territorial duhet të respektohet integriteti familjar, kombëtar dhe njerëzor”, deklaroi Reka.

Emisionin Jeta në Kosovë mund ta ndiqni  këtu: