Blerim Kuçi, deputet i AAK-së

Blerim Kuçi kërkon pezullimin e konkurseve në ndërmarrjet publike

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka kërkuar pezullimin e konkurseve në ndërmarrjet publike.

Në kërkesën e ministrit të cilën e ka siguruar KALLXO.com, thuhet se kërkesa për pezullimin e këtyre proceseve ka për qëllim që të shmangen dëmet financiare në ndërmarrjet publike si pasojë e kontesteve të ngritura në procedura administrative dhe gjyqësore.

Më tej thuhet se kjo është kërkuar që “njëkohësisht që këtij procesi t’i ngritet kredibiliteti përmes asistencës së britanike në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për Pozitat e Larta Drejtuese”, mes Qeverisë dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

 

KALLXO.com ka raportuar për “pushtetin” mbi ndërmarrjet publike dhe se si ministri i AAK-së, shkarkoi zyrtaren e emëruar nga qeveria Kurti.

‘Pushteti’ mbi ndërmarrjet publike: Ministri i AAK-së shkarkon zyrtaren e emëruar nga qeveria Kurti